
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me presidentin Bajram Begaj në orën 8:30. Mësohet se në këtë takim janë prekur disa çështje të veçanta që kërkojnë bashkëpunim mes qeverisë dhe institucionit të Presidencës. Një nga ato është dhe çështja e detit.
Shqipëria është në një moment të përcaktimit të kufirit detar me shtetin grek për çështjen e Jonit, dhe është rënë dakord që çështja do shqyrtohet në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.
Mes të tjerash një tjetër temë janë dhe emërimet e përfaqësuesve diplomatikë shqiptarë në vendet e juaja. Kujtojmë se Rama takimin e fundit me Begajn e ka pasur më 6 janar.