TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Korrik 2025, 13:41

Revolucioni kulturor kinez i Edi Ramës: Pse opozita duhet t’i marrë në mbrojtje të shkarkuarit?

Shkruar nga Pamfleti
Revolucioni kulturor kinez i Edi Ramës: Pse opozita duhet t’i
Edi Rama /

Furtuna e shkarkimeve është një manovër e Edi Ramës për të shmangur pakënaqësinë, por fundi po i afrohet...

Cirku veror i dorëheqjeve masive të drejtorëve të bashkive të vendit, me urdhër të Edi Ramës, sot ka arritur në përmasa absurdi.

Si në skenat e revolucionit kulturor kinez të kohës së Lin Biao-s, po shohim një parodi të improvizimit të “revolucionit të masave”, por që nuk është e kompletuar.

Pasi nëse do të duhet të linçoheshin për punët e pakryera dhe për “armiqësi ndaj partisë dhe popullit”, të parët që duheshin hedhur para “gjyqit të popullit” janë kryetarët e bashkive.

Ngaqë ata i kanë zgjedhur drejtorët, krerët e njësive administrative, së bashku me inspektorët përkatës dhe administratën.

Nuk ka zbatim të “drejtësisë popullore” pa goditur “aristokracinë e klasës punëtore”. Nëse vërtetë do të kishim një ndëshkim, të parët duhet të ishin kryetarët, të cilët i ka zgjedhur ekskluzivisht Edi Rama, pa marrë as votën e kryesive të degëve të PS-së, as votën e kryesisë qëndrore.

Deklasimi që po i bën Edi Rama punës së kryebashkiakëve, duke nisur nga Tirana, Vlora, Durrësi, Fieri etj, nuk është gjë tjetër veçse një delegjitimim i mandatit masiv të marrë nga PS-ja më 14 maj 2023. Politikisht është një kartë shumë e mirë për çdo opozitë, që ta përdorë në fushatën elektorale të dy viteve të ardhshme për zgjedhjet lokale. Të cilën Rama, kërkon ta indikojë, duke i thënë publikut, që nëse doni të shfryheni ndaj socialistëve, bini krerëve të bashkive dhe jo qeverisë. Një taktikë e përdorur rëndom nga diktatorë e liderë autoritarë, të cilët përgatisnin “mish të kuq” për t’ja hedhur popullit, një mënyrë për të tërheqë vëmendjen.

Në Shqipëri, Enver Hoxha gjente armiq të brendshëm, madje edhe njerëzit e tij më të ngushtë, në mënyrë që njerëzit të lëviznin shënjestrën dhe të mos merreshin me të madhin. I cili dilte gjithmonë i zhgënjyer nga “besimi i tepërt” që ju kishte dhënë të tijve, “naiv dhe idealist”, që më pas i hidhte në erë dhe u degdiste familjen.

Ky cirk pa shije që po bën Edi Rama, është një rast për opozitën, që të mos futet në lojërat idiote të tij, por ta shënjestrojë direkt atë.

Madje, opozita nuk duhet të ketë fare kompleks që të mbrojë (aty ku është për të mbrojtur) ata apo ato kryetarë bashkish që kanë bërë punë, si dhe stafin që po largohet në mënyrë të dhunshme.

Opozita ka një shans të madh të bëjë ndarjen e madhe të ‘shapit nga sheqeri’, duke e denoncuar dhe zhbërë lojën e Edi Ramës.

Rama pret që opozita t’i shkojë pas fijes, duke akuzuar të larguarit, në mënyrë që të krijojë një konsensus popullor.

Kryeministri po kryen një veprim antikushtetues, pasi janë kryetarët e bashkive që kanë kompetencë të zgjedhin stafin, po bën një veprim të padrejtë duke larguar ‘en-block’ njerëz që kanë investuar për t’u angazhuar politikisht.

Edi Rama po përbuz aktivistët e PS-së, duke i konsideruar skllevër dhe të bindur të tij. Sot është momenti që opozita, t’i marrë në mbrojtje jo apriori, por me të drejtë, të mbrojë dinjitetin e nëpërkëmbur të qindra njerëzve. Të cilëve askush në PS, me paturpësi, nuk ka guxim që t’i marrë në mbrojtje.

Kur ta shikojnë këta zyrtarë, që në fund janë njerëz, se dikush i mbron mund të flasin hapur, e kështu të hapin “Kutinë e Pandorës” brenda mazhorancës. E pas kësaj do të nisë efekti domino, ku të gjjithëve që u ka ardhur shpirti në ‘majë të hundës’ do ta drejtojnë gishtin të kryeoligarku i mazhorancës dhe i gjithë vendit. Atëherë do të jemi në fillimin e fundit, e gjithçka do të jetë më e lehtë./Pamfleti

revolucioni kulturor kinez i edi ramës opozita të shkarkuarit

Lini një Përgjigje