
Ish-kryeministri, Sali Berisha teksa prezantoi kandidatin e tij Arjan Hoxha për kryetar bashkie në Kamëz, nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë.
Berisha akuzoi qeverinë se në 8 vite në pushtet morën borxh në Evropë 5 miliard euro që sipas tij nuk shkuan për rritje rrogash dhe pensionesh, por u vodhën. Ai akuzoi kryeministrin Rama se ka marrë më shumë pushtet se diktatori Hoxha. Gjithashtu Berisha shtoi se shkak i qeverisjes së keqe ka bërë që mbi 1 milionë shqiptarë të largohen nga Shqipëria, duke bërë kështu që vendi ynë të humbas 35 % të popullsisë në pak vite.
“Këto zgjedhje janë vendore zgjedhim së bashku qeveritarët tanë vendore dhe kanë një rëndësi shumë të madhe sepse me këtë rast ne largojmë nga qeverisja vendore një sekt që quhet Rilindje i cili po të kishte një emër të dytë do të quhej vjedhje, një emër të tretë do të quhej hajni. Sot kjo betejë është më e rëndësishmja e zhvilluar në Shqipëri që nga viti 1992, sot përsëri pas 32 vitesh Edi Rama ka përqendruar në duart e tij 10% më shumë pushtet seç kishte diktatori, monizmi është dramë dhe tragjedi për çdo komb. Shqipëria sot ka humbur gjatë këtyre 8 viteve mbi 1 milionë banorë ka humbur 35 % të popullatës Qeveria vjedh ditën, natën dhe çdo javë gjithnjë e më shumë. Kjo qeveri në 8 vite ka marrë borxh në Evropë 5 miliard euro, mund të kishte rritur 6 herë rrogat e shqiptarëve, të gjitha vidhen se kjo qeveri ndërton një km rrugë e cila kudo ndërtohet me 3 mln euro këtu e ndërton me 24 mln euro vjedh në një km së paku 21 mln euro”, tha Berisha.