TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shtator 2025, 07:17

“Shkihen” bashkitë e vendit, Sekretari i Përgjithshëm i PS zbulon planin e Ramës

Shkruar nga Pamfleti
“Shkihen” bashkitë e vendit, Sekretari i Përgjithshëm
Edi Rama

Reforma administrative-territoriale është pjesë e programit qeverisës të socialistëve për katër vitet e ardhshme.

Socialistët planifikojnë të ngrenë komision të posaçëm parlamentar për të nisur nga puna analitike, duke reflektuar ndryshimet demografike.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, tha se para vitit 2027, kur vendi do të mbahet zgjedhjet lokale, do të ketë ‘shkrirje’ të bashkive.

“Ka bashki që nuk e justifikojnë të qënit bashki. Duhet ta bëjmë këtë para zgjedhjeve të ardhshme lokale, që janë në pranverën e viti 2027”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i Socialiste foli edhe për seancën e djeshme plenare, që u shoqërua me tensione.

Klosi tha se demokratët nuk duhet të luajnë rolin e zhurmuesit në Kuvend. Sulo nga ana tjetër kritikoi vendimin për të ndërprerë seancën vetëm sepse opozita po bënte zhurmë gjatë kohës kur kryeministri Edi Rama po prezantonte programin qeverisës.

"Ajo sallë nuk është dhe nuk mund të shndërrohet në një vend ku nuk lejohen kolegët të flasin dhe nëse flasim për standard europiane, nuk besoj se ka ndonjë standard europian që lejon këto seanca. Është dhe çështje serioziteti, në orën 10:00 që ishte për t’u hapur seanca, 82 kolegë socialistë ishim aty, nga demokratët ishin vetëm 4-5 veta. Vinin një e nga në e sa më shumë vinin, aq më shumë bërtisnin. Ajo që ndodhi, nuk duhet të ndodhte. Duhet të marrë fund. Një parlament është për të folur, secili ka kohën e vet. Se në fund të fundit, çfarë kuptimi ka kur kryeministri shpalos programin e ata bëjnë ashtu. Ata e bënë këtë gjë edhe herën tjetër, u bë e njëjta zhurmë", tha ai.

“shkihen” bashkitë e vendit

Lini një Përgjigje