
Ja si kuotohen partitë sipas 4 sondazheve kryesore....
Teksa zgjedhjet po afrojnë, thuajse në të gjitha televizionet shqiptare kanë plasur sondazhet. Çdo media bën anketime, teksa shumica kanë marr sondazhistë nga Italia. Padyshim ky proces ka kosto dhe do njerëz të fushës.
Por ajo që bie në sy është se sondazhet nga njëra media te tjetra lëvizin dhe kjo në varësi dhe të mbështetjes politike nga pas. Në disa media PS është shumë në avantazh, në disa PD ka rritje, ndërsa vihet re se ka plasur një “luftë” mes partive të vogla, ku në disa media disa dalin me shumë mandate, e disa me zero.
Për të qenë më të saktë, po marrim në analizë 4 sondazhet kryesore, ai i publikuar nga Barometri dhe Euronews, ai i Top Channel me McLaughlini, i Report Tv me Piepolin dhe sondazhi News 24 me Antoni Noto.
Partia Socialiste mban pozicionin e parë
Në të katër sondazhet, Partia Socialiste (PS) renditet e para me një mesatare që varion nga 45.5% (Noto) deri në 48.9% (McLaughlin). Sondazhet e Barometrit dhe Piepoli vendosin PS në një interval prej 46% deri në 50%, duke sugjeruar një bazë të qëndrueshme elektorale për mazhorancën aktuale.
PD konsolidon vendin e dytë
Partia Demokratike (PD) ruan një pozicion të qartë të dytë, me rezultate që lëvizin nga 33.7% (Barometri) deri në 36% (Noto). Diferenca midis PS dhe PD mbetet në nivelin e 10-14 pikëve në shumicën e sondazheve, duke e bërë të vështirë një përmbysje të menjëhershme, por gjithsesi duke lënë hapësirë për ndikimin e votave të partive të vogla.
"Luftë" mes partive të reja
Partia Mundësia dhe nisma Shqipëria Bëhet shfaqen si forca politike me potencial real për të kaluar pragun elektoral. Mundësia varion nga 5% (McLaughlin) deri në 6.5% (Noto), ndërsa Shqipëria Bëhet arrin deri në 9% sipas Piepoli, por bie në 4.2% sipas McLaughlin. Ky luhatje tregon pasiguri për konsolidimin e votës tek këto forca, por edhe hapësirën e tyre për rritje në ditët e fundit të fushatës.
Lëvizja Bashkë ka vështirësi për të kaluar pragun elektoral prej 3%, me mbështetje që sillet nga 0.5% (Piepoli) deri në 2.4% (Barometri). Votat e kësaj partie mund të ndikojnë në ndarjen e votës opozitare, duke pasur efekt indirekt në rezultatin final.
Dallimet mes sondazheve
Ndërsa rezultati për partitë e mëdha është relativisht i qëndrueshëm mes sondazheve, vërehen diferenca më të theksuara në vlerësimin e partive të reja. Kompanitë që përdorin metoda të kombinuara (si Piepoli dhe Noto) raportojnë mbështetje më të lartë për partitë jashtë sistemit tradicional, ndërsa sondazhe si ai i McLaughlin janë më të rezervuar për to. Këto ndryshime mund të lidhen me përzgjedhjen e mostrës, metodën e intervistimit apo edhe klimën rajonale.
Të dhënat e sondazheve
Partia Socialiste (PS)
Barometri: 47.9% (45.9%-49.9%)
McLaughlin: 48.9%
Piepoli: 46-50%
Noto: 45.5%
Partia Demokratike (PD)
Barometri: 33.7% (31.7%-35.7%)
McLaughlin: 34.4%
Piepoli: 33-37%
Noto: 36%
Partia Mundësia
Barometri: 6.3% (4.8%-7.8%)
McLaughlin: 5%
Piepoli: 3.5-5.5%
Noto: 6.5%
Shqipëria Bëhet
Barometri: 6.7% (5.2%-8.2%)
McLaughlin: 4.2%
Piepoli: 7-9%
Noto: 5.5%
Lëvizja Bashkë
Barometri: 2.4% (1.4%-3.4%)
McLaughlin: 1.1%
Piepoli: 0.5-2.5%
Noto: 2%




Lini një Përgjigje