TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Tetor 2025, 12:52

Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/ODIHR vlerëson SPAK: Hetoi rastet e korrupsionit zgjedhor

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/ODIHR vlerëson SPAK: Hetoi rastet e korrupsionit

Task Force e ngritur nga SPAK për të luftuar korrupsionin zgjedhor ka zënë vend në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR lidhur me zgjedhjet e 11 majit.

Megjithëse në opinionin publik në Shqipëri kjo Task Force është konsideruar një dështim pasi nuk arriti të parandalojë shumë nga ndërhyrjet, në raport theksohet se mekanizmi i ri i koordinimit (SPAK–KQZ–Prokuroria) u vlerësua si një zhvillim pozitiv me efekt parandalues ndaj krimeve zgjedhore.

Sipas OSBE, SPAK luajti një rol pozitiv në hetimin e korrupsionit elektoral.

“Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) luajti një rol pozitiv në hetimin e rasteve të korrupsionit zgjedhor, ndërsa mekanizmi i ri i koordinimit midis SPAK-ut, KQZ-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme u pa si një mjet që mund të ketë efekt parandalues”, thuhet në raport.

Lini një Përgjigje