
Barometri i “Euronews Albania” publikoi matjet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Konkretisht është realizuar matja e pestë kombëtare ku janë pyetur 1600 qytetarë nga data 24 Prill – 04 Maj në të gjithë vendin dhe matja e katërt për Qarkun e Tiranës ku janë pyetur 1000 qytetarë nga datat 24 Prill – 04 Maj.
Pyetjes cila është partia më e përshtatshme për të qeverisur vendin, i janë përgjigjur: PS 43.3% në nivel kombëtar, 42.5% në qarkun e Tiranës.

PD-ASHM 25.5 në nivel kombëtar, 30.4% në qarkun e Tiranës.
Nisma Shqipëria 10.2% në nivel kombëtar, 6.2% në qarkun e Tiranës.

Partia Mundësia 7.3% në nivel kombëtar, 5.3% në qarkun e Tiranës.
Lëvizja Bashkë 2.4% në nivel kombëtar, 3.8% në qarkun e Tiranës.
Metodologjia në sondazhin e fundit për zgjedhjet e 11 majit është kampion rastësor i shtresëzuar dhe mbledhja e të dhënave është realizuar si në gjithë matjet e mëparshme ballë për ballë.
Lini një Përgjigje