
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar pas dekretimit të kabinetit të ri qeveritar nga Presidenti Bajram Begaj ditën e sotme.
Në një postim në rrjete sociale, Shehu tha se vendosja e ministres virtuale të inteligjencës artificiale Diella bën të mundur që i gjithë dekreti të jetë antikushtetues.
Deputeti demokrat shtoi më tej se nje kryeminister i shpallur me dekret anti kushtetues nuk mund të formojë Qeveri kushtetuese.
Shehu theksoi gjithashtu se dekretimi nuk mund të jetë lojë surealiste, virtuale dhe jo reale.
"Dekreti, një “truk” e impas pa asnjë vlerë Kushtetuese. Futja aty e nocionit të “Ministrit virtual të inteligjencës artificiale Diella” bën anti kushtetues të gjithë dekretin.
Siç bën të tillë të gjithë procesin jo vetëm të dekretimit të Kryeministrit, por dhe të gjithë Qeverisë më tej! Një Kryeministër i shpallur me dekret anti kushtetues nuk mund të formojë Qeveri kushtetuese. Që këtu procesi kushtetues i formimit të Qeverisë bllokohet. Çdo vazhdim i tij çon në thellim të anti kushtetushmërisë! Ndaloni sa nuk është tepër vonë e kthehuni në linjat kushtetuese.
Formimi i Qeverisë, dekretimi i saj e i Kryeministrit nuk mund të jetë lojë surealiste, virtuale, jo reale! Ndaloni këtu e kthehuni mbrapsh! Në rast të kundert duhet të gjeni ndonjë kukull që të flasë e çojeni në Presidencë të bëjë betimin e të firmosë", shkruan Shehu.
Lini një Përgjigje