TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 13:52

Zgjedhjet 2025/ Rama thirrje qytetarëve live nga 'Komanda e Përgjithshme': Dilni dhe votoni!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet 2025/ Rama thirrje qytetarëve live nga 'Komanda e

Edi Rama nga selia e PS

Kryeministri Edi Rama publikoi një video në rrjetet e tij sociale, ku i bëri thirrje shqiptarëve të dalin në votime nëse nuk e kanë bërë ende.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai tha se votimi është detyrë qytetare dhe patriotike

“Ja ku jemi live nga komanda e përgjithshme, këtu ku mblidhen të gjitha të dhënat e ecurisë së procesit dhe përfitoj nga rasti t’i them të gjithëve që nuk kanë shkuar ende të votojnë, të shkojnë të votojnë.

Është e domosdoshme që vota të hidhet, të mblidhet, të numërohet dhe që ti që mund të votosh, të mos mungosh. Është një detyrë qytetare, detyrë shoqërore, patriotike. Votoni me qetësi dhe pak durim dhe me bindjet tuaja votoni.” , tha Rama.

 

 

 

 

rama thirrje qytetarëve live nga \\\'komanda e përgjithshme\\\' rama apel të votojnë

Lini një Përgjigje