TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 13:39

Përplasja e Nokës me qytetarët në Vorë, Celibashi: Partitë që kanë ankesa të na drejtohen ne

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja e Nokës me qytetarët në Vorë, Celibashi:

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar pas inspektimit të një qendre votimi në Vorë, ku më herët ishte raportuar për një përplasje verbale mes kandidatëve të Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Albana Vokshi, dhe disa qytetarëve.

I pyetur nga mediat mbi këtë incident, Celibashi tha se nuk kishte informacion të detajuar mbi shkaqet e konfliktit, por theksoi rëndësinë e shmangies së tensioneve në terren dhe ndjekjes së kanaleve institucionale për adresimin e çdo shqetësimi.

Ai u bëri thirrje të gjithë kandidatëve për deputetë që të qëndrojnë larg qendrave të votimit gjatë ditës së zgjedhjeve për të shmangur tensione apo situata të panevojshme.

"E raportuan edhe anëtarët e KZAZ këtë situatë nuk di të them se mbi ç'bazë ka ndodhur ai konflikt, është më me shumë dobi…e kuptoj gjithë shqetësimin që një objekt të ketë në momente të caktuara...

Përfaqësuesit politik t’i adresojnë shqetësimet në KQZ, të ruajnë qetësinë. Këshillë për kandidatët për deputetët, të qendrojnë sa më larg qendrave të votimit, nuk kanë asnjë mundësi praktike, ligjore për të kontribuuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Në përgjithësi procesi votimit ka shkuar shumë mirë.

Nuk ka asnjë problem me përdorimin e pajisjes elektronike të identifikimit. Problemet lidhen me pamundësinë e disa operatorëve për ta vendosur pajisjen në punë. 2 apo 3 pajisje nuk funksiononin, dhe ne e i kemi zëvendësuar", tha Celibashi.

 

Lini një Përgjigje