TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 13:19

Zgjedhjet, Berisha thirrje shqiptarëve të votojnë: Emigrantët që s’u regjistruan janë dyndur sot në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet, Berisha thirrje shqiptarëve të
Sali Berisha

Kreu i PD Sali Berisha, ka hedhur votën e tij në orën 10 të mëngjesit, në zgjedhjet parlamentare që po zhvillohen sot në Shqipëri.

Pas votimit, Berisha ka shpërndarë një mesazh për qytetarët, duke i falënderuar ata që kanë ushtruar të drejtën e votës dhe duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të marrin pjesë në këtë proces vendimtar.

Në fjalën e tij, Berisha shprehu mirënjohje të veçantë për ata që kanë ardhur nga e gjithë bota për të votuar dhe për të kontribuar në fatin e vendit. Ai theksoi rëndësinë e votës për të siguruar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe për çdo qytetar.

"Falënderoj ata qytetarë që gjer tani kanë hedhur votën e tyre, kanë votuar duke kryer kështu një detyrim madhor të çdo shqiptari mbi moshën 18-vjeçare.

Detyrim madhor ndaj vetes, familjes, shoqërisë, Shqipërisë dhe kombit.

Një falënderim i veçantë dhe mirënjohje e pakufishme për ata mijëra e mijëra shqiptare dhe shqiptarë që nuk u regjistruan dot për shkak të burokracirave dhe frikës së qeverisë ndaj votës së tyre, por kanë vërshuar nga ajri, nga toka dhe nga deti dhe janë dyndur sot dhe po votojnë në Shqipëri.

Mirënjohja ime është e pakufishme ndaj tyre.

Ata me votën e tyre i gjenden vendit dhe kombit në një moment, në të cilin kanë nevojë shumë të madhe.

Së fundmi, edhe njëherë thirrja ime është për çdo shqiptar: voto, voto, voto për veten tënde, për fëmijët e tu, për vendin tënd, për të ardhmen tënde, të fëmijëve të tu, për biznesin, për rrogat, për pensionet, për fermën.

Pra, është një votim më shumë se kurrë për interesat më të rëndësishme të çdo qytetari", shprehet Berisha. 

zgjedhjet e 2025 opozita sali berisha

Lini një Përgjigje