TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 13:22

Babai i kandidatit të PS lihet i lirë edhe pasi qëlloi me armë

Shkruar nga Pamfleti

Babai i kandidatit të PS lihet i lirë edhe pasi qëlloi me

Pas raportimeve për përfshirjen e Esat Gjurës, oficer policie dhe babai i kandidatit të PS, Daniel Gjura, në një ngjarje me armë, janë publikuar pamje të autorit i cili qëlloi dy herë në ajër.

Megjithëse u raportua se ishte arrestuar, sot është parë i lirë duke pirë kafe te lokali i vëllait të tij, vend që, sipas denoncuesve, funksionon si “shtab i korrupsionit”.

Në tentativën e dytë për t’u larguar, i njëjti person ka dalë me shkop bejsbolli dhe pistoletë në dorë, duke thyer xhama makinash dhe duke përhapur panik në zonë.

Sipas uniformave blu, denoncimi dje është bërë nga Xhemal Gjunkshi, kandidat për deputet i PD, i cili pretendon se efektivi i policisë shpërndante para në këmbim të votave.

 

Lini një Përgjigje