TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Tetor 2025, 12:49

Rama kritikon live kryebashkiakun e Kuçovës:Pse nuk e ke dorëzuar hartën, ku e ke?

Shkruar nga Pamfleti
Rama kritikon live kryebashkiakun e Kuçovës:Pse nuk e ke
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka kritukuar kryetarin e bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, gjatë një takimi për zbatimin e Paketës së Maleve, një nismë që synon zhvillimin ekonomik të zonave malore.

Rama e kritikoi kryebashkiakun për mosdërgimin e hartës së zonave prioritare në qeveri, duke e akuzuar se nuk e ka kuptuar si funksionon procesi ligjor.

Replikat:

Rama: Ti kreshnik psh ca të ka penguar që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri. Pse nuk e ke dorëzuar, ku e ke dorëzuar?

Kreshnik Hajdari: I kemi shpallur zonat prioritere ne kryeministër

Rama: Zonat ti i identifikon, i çon te ministri i Pushtetit vendor dhe ministri ja jep tryezës së qeverisë për të dhënë miratimin.
Kreshnik Hajdari: Jemi duke pritur përgjigjen nga ASHK

Rama: Nëse ti pret përgjigjen nga ASHK, ti nuk ke kuptuar ligjin dhe nuk ke kuptuar paketën. Paketa është ilaçi për një dhimbje 30 vjecare të njerëzve që e kanë tokën, nuk e kanë pranuar 7501, ose për shumë arsye nuk e kanë marrë akoma dokumentin që i jep edhe me letër atë që e kanë me zakon dhe duan të investojnë në tokën e tyre, por të gjithë kemi ngritur duart lart me vite sepse nuk kanë letrat.

rama kritikon live kryebashkiakun e kuçovës

Lini një Përgjigje