Sot në orën 10:00 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen për regjistrimin e subjekteve më të mëdha në vend për zgjedhjet e 14 majit. Pas shqyrtimit të kërkesave, janë regjistruar Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë.
Dje në mbledhjen e drejtuar nga Celibashi janë regjistruar 42 subjekte.
Pritet diskutimi dhe vendimmarrja për dy kërkesat e dërguara nga KQZ nga dy grupimet e PD, ai i drejtuar nga Sali Berisha dhe ai i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit ka marrë autorizim nga ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha.
Celibashi tha në fjalën e tij se do të shqyrtohen të dyja këto kërkesa, ndërsa më pas do të vendoset se kush e ka tagrin për t’u regjistruar si PD.
"Përpara KQZ ka dy kërkesa, një nga Berisha që thotë jamm kryetar i PD-së dhe një nga Basha që kërkon po këtë gjë. Në këtë shqyrtim do të vendosim se kush e ka edhe këtë tagër për të përfaqësuar PD-në. Nuk jemi duke vendosur absolutisht asgjë. Në vlerësim të kësaj dëgjese do të vendoset se kush ka tagrin për të përfaqësuar këtë forcë politike."-u shpreh ai.
Lini një Përgjigje