
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar ashpër ndaj përfaqësuesit për Politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Ajo ka thënë se asnjë fjalë Borrelli nuk ka tha në mbështetje të Policisë së Kosovës e as kundër terroristëve.
“Terroristët vrasin policinë - dhe ju thoni ‘të gjithë aktorët’? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A iu referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si ‘armiqësore’?”, ka shkruar ajo në Tëitter.
Ajo e ka quajtur këtë reagim të turpshëm duke pyetur se si “mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?”.