Kosova24 Shtator 2023, 15:02

Sulmet me armë në veri/ Pas Bërnjakut, mbyllet edhe pika kufitare në Jarinjë

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet me armë në veri/ Pas Bërnjakut, mbyllet edhe pika kufitare

Kosova ka mbyllur edhe pikën e dytë kufitare që e lidh me Serbinë. Pas Bërnjakut, është mbyllur edhe pika e Jarinjes.

Situata është e tensionuar për shkak të vrasjes së policit të Kosovës nga grupet kriminale në veri të Kosovës.

Nga sulmet në drejtim të policëve të Kosovës kanë mbetur edhe dy efektivë të tjerë të plagosur.

Ndërkohë, policia e Kosovës ka konfirmuar se është vrare një nga sulmuesit që vrau me armë zjarri efektivin Aferim Bunjaku në veri të vendit.

Sipas policisë, në kushtet e vetëmbrojtjes ata i janë kundërpërgjigjur grupeve që autoritetet në Kosovë i quajnë kriminale, ku për pasojë njëri prej sulmuesve ka mbetur i vrarë.

“Njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve të asaj zone, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen grupeve kriminale, ku referuar informacioneve të deritanishme, një nga sulmuesit është vrarë”, njoftoi policia e Kosovës.

 

bernjaku jarine pike kufitare sulm