TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Maj 2023, 13:06

Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, pranohet kërkesa e mbrojtjes së Kadri Veselit

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, pranohet

Trupi Gjykues në Hagë ka pranuar sot kërkesën e mbrojtjes së ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për shtimin e një dokumenti në listën e provave.

Gjykatësi Charles Smith III bëri të ditur se para se të vijojë me pyetjet nga mbrojtja për dëshmitarin e katërt, do të diskutohet edhe një çështje tjetër, e cila do të trajtohet në një seancë private.

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill të këtij viti, me deklaratat hyrëse të mbrojtjes dhe të Prokurorisë Speciale që i akuzon ata për krime të luftës. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë nga nëntori i vitit 2020.

Sipas aktakuzës, pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë kryer krime lufte në periudhën Mars 1998 deri në Shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

gjyqi ne hage kadri veseli prova

Lini një Përgjigje