Kosova30 Nëntor 2023, 10:36

Grabitësit vranë 33-vjeçaren në makinë, bashkëshorti rrëfen detaje nga ngjarja e rëndë: Si ma qëlluan gruan në sytë e fëmijëve

Shkruar nga Pamfleti

Grabitësit vranë 33-vjeçaren në makinë,

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Prishtinë mbrëmjen e kaluar, ku një grua u qëllua me armë zjarri në rrugën “Dalip Alshiqi”.

Sipas policisë në Prishtinë viktima u gjet rreth orës 20.20 brenda një makine.

Sipas policisë së Kosovës, viktima e identifikuar si Liridona Murseli është bashkëshortja e Naim Murselit, ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit kur mbante detyrën e Presidentit të Kosovës. 33-vjeçarja u grabit dhe më pas është vrarë.

Gazeta Sinjali ka raportuar edhe disa detaje nga rrëfimi i Naim Murselit, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike.

Ai u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në veturë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i plaçkitën. Murselit u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat.

Kjo situatë e tmerrshme dyshohet se e detyroi Murselin që t’i largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri.

Këto janë vetëm disa nga detajet që Murseli i ka rrëfyer para Policisë dhe sipas informacioneve që janë mbledhur deri më tani pistat pritet të zgjerohen dhe nuk do të hetohet vetëm versioni i Murselit.

 

grabites grua bashkeshort vrasje