Kosova29 Shtator 2023, 19:49

Millan Radoiçiç pranoi organizimin e sulmit në Veri, Vuçiç e merr në mbrojtje: Nuk ka pasur rol te vrasjet, do jetë në dispozicion të drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Millan Radoiçiç pranoi organizimin e sulmit në Veri,

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar për herë të parë pasi Millan Radoiçiç ka pranuar se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë oficeri i policisë Afrim Bunjaku dhe u plagosën tre të tjerë.

Ai ka deklaruar se Radoiçiçi do të duhet t’i përgjigjet ftesës së organeve kompetente shtetërore.

“Unë jam i sigurt se autoritetet kanë arsye të bëjnë pyetje dhe se a do ta ndjekë penalisht prokurori dhe për çfarë krimi, kjo nuk është pyetje për mua. Është pyetje për prokurorin dhe organet e tjera kompetente shtetërore. Nëse dikush mendonte se Radoiçiçi do të ikte ose do të fshihej, ai nuk do ta bëjë”, tha Vuçiç.

Ai gjithashtu tha se Radoiçiçi është “krenar” për rolin e tij në sulmin e armatosur. Gjithashtu shtoi se ai dhe personat që morën pjesë në sulm, e shohin në një mënyrë tjetër.

“Nuk mendoj se dikush ka të drejtë ta vrasë dikë, do të duhet të bëhen disa pyetje, ndoshta ai nuk ka pasur rol në atë pjesë, pra prokurori do të gjejë diçka tjetër ose nuk do të gjejë gjë, kjo është një pyetje për prokurorinë. E di që policia duhet të mbledhë informacione, pastaj vjen prokurori dhe merr vendim”, u shpreh Vuçiç.

Kujtojme se, Millan Radoiçiç dha dorëheqjen nga Lista Serbe –partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit  përmes avokatit të tij dhe pranoi se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë.

vucic radoicic mbrojtje