
Situata është e rëndë, pasi me vrasjen e policit rrezikohet të ketë një tjetër incident siç është humbja e jetëve të serbëve në Manastir.
Kisha Ortodokse Serbe ka shpërndarë një deklaratë për mediat e Beogradit, ku thotë se policia e Kosovës po hyn me forcë në Manastirin e Banjskës, ku sipas saj ndodhen pelegrinë nga Novi Sadi.
Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga manastiri ku dallohen persona të armatosur me uniformë paramilitare. Po atëherë përse kreu i Manastirit të Banjskës nuk pranon të futet policia e Kosovës në ndërtesë. Çfarë fsheh ai?
Mediat e Serbisë, po transmetojnë me breshëri lajme të rreme, sipas të cilave policia e Kosovës nuk po lë ambulancat të kalojnë dhe po terrorizon serbët.
I vetmi që ka folur deri tani është intelektuali i njohur serb Dushan Janjiç, i cili ka deklaruar pa asnjë dyshim se ajo që ka ndodhur në Leposaviq nuk është gjë tjetër, por një “akt i pastër terrorist që mund të sjellë ngjarje të tjera më të rënda”.
Dioqeza Rashkë-Prizren me anë të një deklarate pranon se një grup personash, të maskuar e të armatosur, kanë sulmuar manastirin e Banjskës.
Sipas njoftimit të dioqezës, thuhet se ky grup është futur në manastir me një automjet të blinduar dhe se grupi i personave të maskuar e të armatosur po lëvizin nëpër oborrin e manastirit.
“Dioqeza është shumë e shqetësuar pasi sipas informacioneve të fundit, një grup personash të armatosur, të maskuar kanë sulmuar Manastirin e Banjskës me një automjet të blinduar, duke hyrë në portën e mbyllur të manastirit. Aktualisht në manastir ndodhet një grup pelegrinësh nga Novi Sadi së bashku me igumenin At Danilon me vëllazëri monastike. Për siguri, vëllazëria dhe pelegrinët e manastirit janë mbyllur brenda dhe tempulli i manastirit është gjithashtu i mbyllur. Njerëz të maskuar të armatosur lëvizin nëpër oborr dhe herë pas here dëgjohen të shtëna armësh”, thuhet në këtë njoftim.
Dioqeza ka thënë se e “dënon ashpër” dhunën e hapur që po ushtrohet në objektin fetar të Kishës Ortodokse Serbe, “duke u bërë thirrje të gjitha palëve që t’i japin fund konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur”.
Por Kisha serbe duhet të bëjë të qartë dënimin e terroristëve ose të hyjë në një proces ndërmjetësimi edhe për të liruar pengjet.
Situata është e rëndë, pasi me vrasjen e policit rrezikohet të ketë një tjetër incident siç është humbja e jetëve të serbëve në Manastir. Shërbimi sekret ndodhet brenda manastirit e ka gjasa që të përgatisë një kundër-lëvizje për të bërë që Beogradi të marrë pozicionin e viktimës. Deri tani asnjë institucion serb nuk kanë folur për vrasjen e policit. I vetmi që ka folur është kryetari i Parlamentit Serb, Vladimir Orliq, i cili akuzoi Albin Kurtin se ishte i pari që akuzoi serbët./Pamfleti