
Në Prime-in e sotshëm banorët e BBV u njoftuan për sulmin me armë të Top Channel ku humbi jetën dhe roja i sigurisë.
Të shokuar për ngjarjen e mes lotësh ata panë përmes një klipi se çfarë kishte ndodhur.
Ndërkohë pas klipit Luizi shpërtheu në lot duke u shprehur se rojen e njihte më parë dhe ishte shumë i tronditur.
"Më vjen shumë keq... qaj sepse e njoh rojen. E njoha nga emri. Shpresoj se drejtësia të gjejë autorët e të zbardhë ngjarjen sa më shpejt. Dua ta them që arsyeja nuk mendoj se lidhet me Big Brother, ta dinë të gjithë, të qetësohen dhe femrat këtu", tha ai mes lotëve, ndërsa shtoi që nëse fiton do t’i japë familjes së të ndjerit një pjesë të konsiderueshme të çmimit.
Lini një Përgjigje