TAGS-AT E JAVËS

Showbiz23 Mars 2026, 07:46

Brikena i hap rrugë lidhjes me Mateon: Do të dal me ty, nëse largohesh

Shkruar nga Pamfleti
Brikena i hap rrugë lidhjes me Mateon: Do të dal me ty, nëse
Brikena-Mateo

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë rikthyer komunikimin mes tyre, duke diskutuar sërish raportin që po ndërtojnë. Biseda vjen pas një momenti të sikletshëm, kur Mateo tentoi ta puthte, gjë që u pasua me hatërmbetje nga ana e Brikenës.

Gjatë diskutimit, ajo theksoi se si vajzë ndihet e gjykuar ndryshe nga publiku dhe se dëshiron të ruajë një imazh të caktuar. Sipas saj, veprimet brenda shtëpisë interpretohen ndryshe jashtë dhe kjo e bën më të kujdesshme.

Megjithatë, Brikena pranoi se ka pëlqim për Mateon dhe u shpreh e hapur për ta vazhduar njohjen jashtë ambientit të spektaklit. Ajo nënvizoi se fakti që nuk ndodhi një puthje lidhet me mënyrën se si i mendon gjërat në plan afatgjatë.

Në vijim, modelja shtoi se afrimi i saj me Mateon ka qenë i sinqertë, por dëshiron që momentet mes tyre të ndodhin natyrshëm dhe pa presion.

"Normalisht që kam pëlqim për ty sa që edhe me dalë ti pasnesër, unë jam e gatshme me dalë me ty edhe me vazhdu marrëdhënien jashtë. Në qoftë se sot nuk ka ndodhur një puthje është për faktin se unë i mendoj gjërat shumë larg.

Unë jam femër, dhe nesër pasnesër mua më nxe kokën dikush. Fakti që jam afruar me ty, kam dashur thjesht puthja të jetë spontane", tha Brikena.

Në përfundim, Brikena bëri të qartë se ndjenjat ekzistojnë, por preferon që marrëdhënia të zhvillohet gradualisht dhe në mënyrë spontane.

 

brikena mateo lidhje

Lini një Përgjigje