TAGS-AT E JAVËS

Showbiz22 Janar 2026, 13:17

Brooklyn Beckham “sfidon” familjen me foton e re në Instagram: Mesazh i fortë pas akuzave ndaj David dhe Victoria Beckham

Shkruar nga Pamfleti
Brooklyn Beckham “sfidon” familjen me foton e re në Instagram:
Brooklyn Beckham “sfidon” familjen me foton e re në Instagram: Mesazh i fortë pas akuzave ndaj David dhe Victoria Beckham

Brooklyn Beckham ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave dhe fansave pasi ka ndryshuar së fundmi foton e profilit në Instagram, një veprim që duket se ka thelluar edhe më shumë tensionet brenda familjes Beckham.

Ky ndryshim vjen vetëm pak kohë pas një deklarate të gjatë dhe të drejtpërdrejtë, ku Brooklyn akuzoi prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, për kontroll të tepruar dhe ndikim negativ në marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Nicola Peltz.

Në foton e re të profilit, Brooklyn shfaqet i fotografuar nga pas, ku duken qafa dhe pjesa e pasme e kokës, ndërsa në qendër të imazhit bie në sy tatuazhi me sytë e Nicolës. Sipas The Sun, ky veprim është interpretuar nga familjarët si një mesazh simbolik, që nënkupton se Brooklyn “e sheh botën nga perspektiva e Nicolës”.

Tatuazhi përfshin gjithashtu edhe një letër që Nicola i kishte shkruar Brooklyn-it para martesës, ku ajo shpreh dashurinë e përjetshme dhe mbështetjen e pakushtëzuar ndaj tij, duke e bërë simbolikën edhe më të fortë.

Një mik i afërt i Brooklyn-it e ka cilësuar këtë veprim si “të tepruar dhe pothuajse alarmues”, duke shtuar se shfaqja publike e këtij përkushtimi ekstrem ka ngritur pikëpyetje mbi arsyet dhe gjendjen emocionale të tij.

Situata u bë edhe më e ndërlikuar pasi vëllai i tij, Cruz Beckham, pëlqeu një video të Victoria Beckham duke kërcyer në dasmë, veprim që u interpretua nga disa si një pozicionim i heshtur në anën e prindërve.

Kujtojmë se Brooklyn, 26 vjeç, në deklaratën e tij të mëparshme publikoi akuza të forta ndaj prindërve, duke u ndalur veçanërisht te momenti i vallëzimit të parë në dasmë, të cilin e përshkroi si të turpshëm dhe poshtërues për të dhe Nicolën. Ndërkohë, mungesa e postimeve apo urimeve publike për çiftin nga pjesa tjetër e familjes kishte ngritur prej kohësh dyshime për marrëdhënie të ftohta.

Brooklyn Beckham “sfidon” familjen me foton e re në Instagram:

brooklyn beckham

Lini një Përgjigje