
Teksa Big Brother VIP Albania i afrohet finales së madhe, debatet dhe opinionet për fituesin po vijnë jo vetëm nga publiku, por edhe nga ish-banorët e këtij edicioni.
Së fundmi, fituesja e Big Brother VIP Albania edicioni i tretë, Egla Ceno, ka ndarë në Instagram mendimin e saj të drejtpërdrejtë se kush e meriton çmimin e madh këtë vit.
Përmes një Instastory, ajo e nisi reagimin me një metaforë: “Mbretin e bëjnë oborrtarët”, duke nënvizuar se kjo javë e fundit ka zbuluar, sipas saj, rolet e vërteta të finalistëve.
Ajo u shpreh gjithashtu se kishte dëshirë që këtë edicion ta fitonte një grua, por sipas saj, pretendentja në garë nuk ka arritur të ruajë një profil fituesi, duke e cilësuar si të përfshirë në “sjellje oborrtari”.
Duke analizuar finalistët, Egla Ceno bëri një krahasim të drejtpërdrejtë mes Mirit dhe Selin, duke theksuar se, sipas saj, 'Miri është figura që përfaqëson më së miri një fitues të këtij formati'.
Në fund, ajo nuk kurseu as pjesën tjetër të finalistëve, të cilët i cilësoi si “vasalë të mbretit”, duke e përmbyllur analizën me mesazhin: “Pa pak zgjuarsi, kjo garë të lë me duar në xhepa. Për mua Miri është fitues.”

"Kjo inteligjentja e famshme" , Po ik o zhele se ishte turp me fitua ti Femer e neveritshem dhe ziliqare. SELIN FITON SE E MERITON !