
Në shtëpinë e Big Brother u krijua këtë javë qeveria e këtij reality shoë që kishte si Kryeministër Luizin, President Kristin, Kryetare Parlamenti, Efin, Ministër të Brendshëm, Qetësorin, etj. Megjithatë siç do sfidë në Big Brother edhe kjo rezultoi e dështuar, pasi nuk qëndroi më shumë se 12 orë.
Përsa i përket Efit, Arbana e krahasoi me ish-kryetaren e parlamentit, njëkohësisht edhe ish-vjehrrën e Luizit, Jozefina Topalli.
Moderatorja e spektaklit tha se mes Efit dhe Jozefinës ka shumë ngjashmëri dhe madje foli me superlativa për këtë të fundit. E teksa përmendej indirekt zonja Topalli, të gjithë sytë ishin nga Luizi.
Për herë të parë ai nuk reagoi dhe si rrallëherë nuk ka bërë asnjë batutë në lidhje me këtë koment të Arbanës.
Lini një Përgjigje