TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Maj 2025, 10:33

Egli Tako nuk shkon në datëlindjen e Gjestit, feston me Xhenetën tek Loredana

Shkruar nga Pamfleti

Egli Tako nuk shkon në datëlindjen e Gjestit, feston me Xhenetën

Së fundmi, ish-banorja e “BBVA4”, Loredana Brati organizoi festën e ditëlindjes së saj, ku morën pjesë miqtë dhe ish-banorët e “BBVA4”.

Ajo që ra në sy ishte prania dhe e Eglit dhe e Xhenetës në të njëjtin ambient.

E veshur me të zeza, Egli Tako mori pjesë në ditëlindjen e Loredanës pa ngurrim. Nga ana tjetër, Xheneta e veshur me të bardha e shijoi festën në fjalë.

Mesa duket prania e njëra-tjetrës në të njëjtën atmosferë festive nuk përbën problem për ish-banoret e Big Brotherit.

Kujtojmë se Xheneta përjetoi një romancë me Gjestin gjatë rrugëtimit të tyre në “BBVK”.

Ndërsa Egli u shfaq e dashuruar kokë e këmbë gjatë rrugëtimit të saj në “BBVA4” çka e shijoi shumë dhe krah Gjestit.

Mirëpo me mbarimin e spektakleve në fjalë gjërat kanë marrë një tjetër rrjedhë.

Edhe pse para pak ditësh Gjesti festoi 25-vjetorin e tij, Egli nuk u bë e gjallë në rrjet. Ndërsa së fundmi befasoi me pjesëmarrjen e saj në ditëlindjen e Loredanës ku prezente ishte dhe Xheneta.

Në një moment kjo e fundit shmanget teksa Egli afrohet pranë zonës ku ajo kërcente.

Egli Tako nuk shkon në datëlindjen e Gjestit, feston me Xhenetën Egli Tako nuk shkon në datëlindjen e Gjestit, feston me Xhenetën

egli dhe xheneta feste loredana brati

Lini një Përgjigje