TAGS-AT E JAVËS

Showbiz18 Shkurt 2026, 08:17

"Hape një derë në zemër për mua", Stenaldo surprizohet nga i vëllai pas shumë vitesh ndarje

Shkruar nga Pamfleti
"Hape një derë në zemër për mua", Stenaldo
Stenaldo surprizohet nga i vëllai

Një moment i veçantë dhe thellësisht emocional u shënua mbrëmjen e djeshme në BBVA për Stenaldon, i cili u surprizua me praninë e të vëllait, Xhoelit, pas shumë vitesh pa u takuar. Ribashkimi i tyre preku jo vetëm protagonistët, por edhe të pranishmit, duke u shoqëruar me lot dhe përqafime.

Gjatë takimit, Xhoeli shprehu hapur krenarinë për rrugëtimin e vëllait të tij. Nga ana e tij, Stenaldo e cilësoi këtë ribashkim si një nga çastet më të bukura dhe më emocionuese të jetës së tij. Ai pranoi se ndarja shumëvjeçare kishte lënë gjurmë dhe foli për ndjenjën e fajit që kishte mbartur ndër vite.

Xhoeli tregoi se e kishte ndjekur me vëmendje pjesëmarrjen e Stenaldos në “Big Brother” dhe se kishte ndjerë krenari për qëndrimin e tij. 

Në një moment simbolik, Stenaldo i kërkoi të vëllait të “hapë një derë” dhe të jetë një mik zemre për të, duke lënë të kuptohet për një përpjekje për të rindërtuar marrëdhënien mes tyre.

Pjesë nga biseda:

Xhoeli: Jam mirë, jam krenar për ty. Mjafton që erdhi kjo ditë, ia dolëm.

Stenaldo: Një nga momentet më emocionuese të jetës. Takohemi pas shumë vitesh, kam fatin të ballafaqohem me plagët e jetës sime. Janë bërë shumë vite… vështirësia më e madhe e imja edhe e Fluturës ishte të gjenim forcën… Kam folur për Xhoelin në Big Brother, kam një ndjesi faji. Forca është dhe diku njerëzit do ta mbledhin, e dija që do shiheshim dhe kjo ditë erdhi.

Xhoeli: Që kur mora vesh që u fut Stenaldo. Dua t’i them të vazhdojë kështu, është shumë i fortë. Di t’i zgjidhë problemet me zgjuarsinë e tij dhe do që drejtësia të vihet në vijë. Unë jam shumë krenar për të.

Stenaldo: Unë do të të kërkoj të hapësh një derë, të jesh një mik zemre për mua.

Xhoeli: Në Itali shkova për t’u operuar, kalova shumë vuajtje. Tani jam më mirë, do kalojnë edhe ca vite dhe mendoj se do arrij disa objektiva në jetë.

stenaldo surprizohet nga i vellai ndarje

Lini një Përgjigje