TAGS-AT E JAVËS

Showbiz18 Qershor 2026, 15:53

I martuar me një transgjinor, komediani i famshmëm: Jemi si çdo çift tjetër

Shkruar nga Pamfleti

I martuar me një transgjinor, komediani i famshmëm: Jemi si çdo

Komediani i njohur amerikan Jim Norton ka folur së fundmi për jetën e tij bashkëshortore me Nikki Norton, duke theksuar se pavarësisht diskutimeve dhe paragjykimeve në publik, marrëdhënia e tyre mbetet e fortë dhe e qëndrueshme.

Çifti, i cili është shpesh në qendër të vëmendjes në rrjet për shkak të historisë së tyre personale, ka ndarë detaje nga përditshmëria dhe sfidat që kanë kaluar së bashku. Nikki Norton, një grua transgjinore me origjinë nga Norvegjia, dhe komediani janë martuar në vitin 2023, pas një historie dashurie që nisi online dhe u shoqërua me një proces të gjatë emigracioni dhe pengesa ligjore në SHBA.

Sipas tyre, perceptimet e publikut shpesh nuk përputhen me realitetin e lidhjes së tyre.

“Nuk është aq ndryshe sa mendojnë njerëzit. Ne debatojmë, qeshim dhe përjetojmë të njëjtat gjëra si çdo çift tjetër”, është shprehur Norton në një intervistë.

Nikki ka treguar më herët se marrëdhënia e saj me komedianin i ka ndryshuar jetën, duke theksuar se ai e ka bërë të ndihet e pranuar dhe e respektuar plotësisht.

Ndërkohë, Norton ka theksuar se një nga sekretet e martesës së tyre është sinqeriteti dhe humori.

Sot, çifti vazhdon të ndajë momente nga jeta e tyre përmes podkasteve dhe projekteve online, duke fituar një audiencë gjithnjë e më të gjerë që vlerëson hapjen dhe autenticitetin e tyre.

I martuar me një transgjinor, komediani i famshmëm: Jemi si çdo I martuar me një transgjinor, komediani i famshmëm: Jemi si çdo I martuar me një transgjinor, komediani i famshmëm: Jemi si çdo

jim norton transgjinori martese

1 Komente

  1. T
    Tony

    Uaaa mami, sa cift i lumtur!

    Lini një Përgjigje