Ish-banori i “Big Brother”, Klodian Mihaj, ka zbuluar për herë të parë se ka pasur një pëlqim për Elijona Binakajn, një deklaratë që ka tërhequr vëmendje gjatë emisionit “Post Big Brother”.
Rrëfimi i tij u konsiderua i papritur nga një pjesë e publikut, pasi gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend ai ishte treguar i rezervuar dhe nuk kishte shprehur hapur ndjenja ndaj saj.
Gjatë intervistës, Klodiani sqaroi se hezitimi për ta bërë publike këtë pëlqim lidhej me faktin se jashtë shtëpisë kishte një marrëdhënie dhe nuk dëshironte të perceptohej si i pabesë.
“E kam menduar se dal si tradhtar nëse them se më pëlqen dikush. Nuk ka qenë e lehtë”, u shpreh ai.
Pas deklaratës së tij, reagoi edhe Elijona Binakaj, e cila tha se ndjeu lehtësim që ai e pranoi publikisht ndjesinë e tij.
“Normal që u shlirova që më në fund e tha. Unë shumë shpesh i kam thënë se nuk është i sinqertë me veten e vet, por nuk kam dashur t’ia nxjerr me zor”, tha ajo.
Elijona theksoi gjithashtu se edhe ajo kishte marrë një risk kur kishte vendosur të shprehte hapur pëlqimin ndaj tij gjatë kohës që ishin pjesë e formatit.
“Edhe unë e kam marrë rrezikun që i kam shprehur pëlqim”, u shpreh ajo.
Lini një Përgjigje