
Gjatë një sfide në Big Brother VIP Kosova, banorët u përballën me pyetje që lidhen me figura historike dhe data të rëndësishme kombëtare, duke shkaktuar reagime të shumta te publiku.
Në sfidën me fotografi, Benita duhej të identifikonte personalitete të njohura historike dhe kulturore shqiptare. Megjithatë, ajo nuk arriti të tregonte se kush ishte Naim Frashëri, një nga figurat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare.
Momenti u komentua gjerësisht në rrjet, pasi bëhet fjalë për një emër themelor në historinë dhe letërsinë shqiptare.
Sfida vazhdoi me Albën, e cila u pyet për një tjetër fakt themelor:
datën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Edhe në këtë rast, përgjigjja nuk ishte e saktë. Banorja deklaroi se Pavarësia e Kosovës është shpallur më 18 shkurt, duke harruar se data zyrtare është 17 shkurt 2008.
Këto momente kanë nxitur debat mes shikuesve, të cilët në rrjetet sociale kanë shprehur habi dhe kritika për mungesën e njohurive bazë historike, ndërsa të tjerë i kanë cilësuar si lapsuse momentale nën presionin e lojës.
Lini një Përgjigje