
Produksioni i “Big Brother” duket se nuk po gjen dot rivalë kundër Luiz Ejllit. Këngëtari është shumë para banorëve të tjerë dhe të gjitha prurjet e reja nuk po japin rezultat. Bledi Mane u largua nga shtëpia, po ashtu dhe Qetsori nuk po ndrit gjë.
Si duket shpresat “Top Channel” i ka varur po te ish banorët pasi flitet se mund të futet në shtëpi Donald Veshaj.
Dje u njoftua se ai nuk do të ishte pjesë e emisionit “Më lër të flas”, por sot ishte Sara Hoxha ajo që i hodhi benzinë zjarrit duke hedhur në Instastory Romeon dhe shkruan: ”Po Donald Veshaj ku është? Apo mos vallë do rikthehet tek shtëpia e tij e preferuar?”.