TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2023, 19:08

Nuk ka patentë dhe lëviz me shofer personal/ Kush është futbollisti i njohur që ka dhjetëra makina luksoze, por ka “frikë” t’i drejtojë vetë

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka patentë dhe lëviz me shofer personal/ Kush është

Jeta e futbollistëve mund të përkufizohet me një fjalë, luks. Shtëpi si në përralla, makina luksoze, famë, para, gjithçka që për këdo mund të jetë një ëndërr.

I tillë është edhe rasti i 24-vjeçarit Kilian Mbape, i cili mes të tjerave në garazhin e tij numëron dhjetëra makina super të shtrenjta, mirëpo mund të tingëllojë e çuditshme, që nuk ka patentë.

Ai ka një shofer personal dhe në një intervistë për mediat ka rrëfyer arsyen se përse nuk e ka marrë patentën.

Mbape ka folur për këtë temë për “Bleacher Sport”, ku ka deklaruar se blerja e makinave të shtrenjta është “e meta e tij për shkak të suksesit të hershëm në karrierë”.

Po, e di saktësisht se çfarë do të thuash. Ndoshta është një defekt për shkak të suksesit tim të hershëm. Isha plotësisht i fokusuar te futbolli dhe as që kam menduar të marr patentën e shoferit. Ai dokument është sinonim i një lloj autonomie, njeriu ndihet i plotësuar kur drejton një makinë të bukur dhe të shtrenjtë, por unë kam një shofer personal, ndaj nuk e kam parë kurrë patentën e shoferit si prioritet në jetë”, tha Mbape.

Nuk ka patentë dhe lëviz me shofer personal/ Kush është

Kilian Mbape fiton shuma të mëdha si lojtar i PSG-së dhe di të “arkëtojë” miliona euro për makina të reja luksoze që “zbukurojnë” flotën e tij.

Interesant është fakti se futbollisti i blen këto makina, por nuk i drejton kurrë. Prej kohësh dihet se Mbappe nuk ka patentë shoferi dhe udhëton gjithmonë me shoferin e tij personal, ndaj mediat në Francë po pyesin se pse futbollisti shpenzon kaq shumë para për makina të shtrenjta, kur vetë nuk mund të kënaqet me drejtimin e tyre.

kilian mbape sulmuesi francez

Lini një Përgjigje