
Një hetim i gjerë i autoriteteve turke për çështje të lidhura me narkotikët ka çuar në lëshimin e disa urdhër-arresteve ndaj personave të njohur, mes tyre edhe aktorja e famshme për publikun shqiptar, Hande Erçel.
Sipas mediave turke, operacioni është zhvilluar nga Departamenti i Krimeve Kundër Narkotikëve në Stamboll, ku janë kryer kontrolle në 16 adresa të ndryshme në të njëjtën kohë. Si rezultat i këtij aksioni, 14 persona janë shoqëruar dhe dërguar në paraburgim.
Hetimi dyshohet se lidhet me një sërë veprash penale të rënda, përfshirë “prodhimin dhe trafikimin e narkotikëve”, “lehtësimin e përdorimit të tyre”, “posedimin për përdorim personal”, si dhe akuza të tjera që lidhen me “nxitjen dhe ndërmjetësimin e prostitucionit”.
Në listën e personave të përfshirë në hetim përmenden edhe emra të njohur nga bota e biznesit dhe showbiz-it turk, çka e ka bërë çështjen edhe më të bujshme në opinionin publik.
Pas përhapjes së lajmit, aktorja e famshme edhe për publikun shqiptar, Hande Erçel ka reaguar publikisht përmes një deklarate në rrjetet sociale, duke mohuar çdo përfshirje dhe duke sqaruar se ndodhet aktualisht jashtë vendit për arsye studimi.
Ajo theksoi se lajmin e ka mësuar nga mediat, njësoj si publiku, dhe shprehu besim të plotë në drejtësinë turke për zbardhjen e çështjes. “Jam jashtë vendit për rreth një muaj për arsye shkollimi. Mbrëmë, ashtu si ju, edhe unë u vura në dijeni për çështjen përmes lajmeve në media. Për të zbardhur këtë situatë do të kthehem në vend, do të bëj shpjegimet e nevojshme dhe do të jap dëshminë time. Jam dikush që e do vendin e vet, që i beson shtetit dhe drejtësisë turke. Besoj se situata do të sqarohet sa më parë,” – deklaroi ajo.
Lini një Përgjigje