
Arsenali ka shënuar një gol të limitet e ndeshjes, duke mos lejuar Manchester Cityn t'i fitojë pikët e plota, në ndeshjen e javës së 5 në Premier League.
“Qytetarët” ishin duke fituar me rezultat minimal 0-1, por Gabriel Martinelli bëri heroin duke mos lejuar "Topçinjtë" të mposhtën në "Emirates".
Erling Haaland pas vetëm nëntë minutave lojë zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur pas një kundërsulmi, ku u asistua nga Tijjani Reijnders (9’).
Arsenali tentoi të krijonte aksione nëpërmjet anësorëve, por secila përpjekje rezultoi e pasuksesshme.
Vlen të theksohet se Donnarumma bëri një super pritje për t’ia mohuar golin Maduekes.
City lehtësisht mund të shënonte edhe golin e dytë përmes Haaland, por David Raya u gjend në vendin e duhur.
Kur të gjithë prisnin që City t'i merrte pikët e plota, në skenë doli i kritikuari Gabriel Martinelli që me një parabolë e la të shtangur Donnarumman (90+2').
Kësisoj, Arsenali rikthehet në vendin e dytë me 10 pikë, ndërsa City në të nëntin me 7.
Në xhiron e radhës, Manchester City do të presë Burnleyn, ndërsa Arsenalin e pret një sfidë të vështirë me Newcastle United.
Lini një Përgjigje