
Përfundon ndeshja e kthimit në Champions League. Partizani i ka thënë lamtumirë këtij kompeticioni që në turin e parë, por kampionët e Shqipërisë do ta vazhdojnë aventurën e tyre në Ligën e Konferencës.
Skuadra e drejtuar nga Zoran Zekiç është mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 nga BATE Borisov.
Të Kuqtë e ka pësuan në momentin e tyre më të mirë, teksa BATE Borisov gjeti golin e kualifikimit në minutën e 71. Malkeviç kaloi bjellorusët në avantazh me gjuajtjen e parë në portë.
Në minutën e 90+12, bjellorusët vulosën shifrat përfundimtare si dhe kualifikimin. Kundërsulm vdekjeprurës i BATE-s dhe Shestiuk nuk gaboi.
Në minutën e 52, “Demat” patën shansin e artë për të gjetur golin e avantazhit. Rast i pabesueshëm i Murtajt, i cili i vetëm përpara portës, gjeti përgjigjen e portierit kundërshtar.
Në minutën e 90+2, Sota pati rastin e artë për të barazuar shifrat për Partizanin! Pas një goditje këndi të Grezdës, Sota gjuajti me të djathtën dhe dërgoi topin jashtë.
Partizani dominoi pjesën e parë ndaj BATE Borisov, por të kuqve u mungoi vetëm goli, duke bërë që 45 minutat e para të mbylleshin në barazim 0-0.
Kampionët e Shqipërisë e nisën takimin në sulm, teksa në minutën e 2 pretenduan për një penallti, pas rrëzimit në zonë të Mba, por arbitri nuk mendoi kështu.
Në minutën e 8, “Demat” patën sërish rastin e artë me Mba, por sulmuesi nuk gjeti rrjetën. 4 minuta më vonë, një harkim në zonë gjeti Mba, i cili gjuajti me kokë, por gjeti përgjigjen e Kudravets që devijoi topin.
Në minutën e 13, pas harkimit nga këndorja, ishte përsëri Mba, i cili gjuajti në qendër të zonës, por topi përfundoi jashtë.
Në minutën e 26, bjellorusët pretenduan për penallti për një kontakt në zonën e Partizanit, por gjyqtari dhe VAR-i bën shenjë që loja të vazhdonte.
5 minuta më vonë, Murataj lëshoi një gjuajtje-kros në shtyllën e parë që po i drejtohej portës, portieri devijoi jashtë me vështirësi dhe më pas mbrojtja largoi topin.
Në turin e dytë të Champions League, BATE Borisov do të përballet me kampionët e Qipros, APOEL Limasol, ndërsa Partizani do të ndeshet në turin e dytë të Ligës së Konferencës me modestët nga Andorra, Atletiko D’Eskaldes.
Lini një Përgjigje