
Benfika nuk ka zhgënjyer pritshmërinë, teksa ka siguruar kalimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve me një paraqitje bindëse përballë Klub Bryzh, duke fituar me rezultatin e thellë 5-1.
Portugezët zhbllokuan sfidën që në minutat e para të lojës, por ishte VAR-i që i ndali. Sfida u zhbllokua në minutën e 38. Ishte Rafa Silva ai që shënoi pas një aksioni të rrjedhshëm të Benfikës. Në minutën e 45 ishte Ramos që dyfishoi sfidën pas disa kalimeve mjaft të bukura në zonë.
Në pjesën e dytë ishte sërish Ramos ai që shënoi golin e tretë dhe të dytin personal. Zhoao Maria shënoi të katërtin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 71. Gjashtë minuta më vonë ishte i sapofuturi Neres që pesëfishoi. Miqtë shënuan golin e nderit me Meijer në minutën e 87 që shënoi një super gol
Ndeshjen e parë në Belgjikë, Benfika fitoi me rezultatin e pastër 0-2 dhe rezultati i përgjithshëm shkon në 7-1.
Çelsi është kualifikuar në çerekfinalen e Champions League, pasi triumfoi 2-0 me Dortmundin në “Stamford Bridge”, duke përmbysur kështu humbjen 1-0 në ndeshjen e parë.
Blutë e Londrës insistuan në 45 minutat e para dhe u shpërblyen në fund me golin e Stërling. Pjesa e dytë nisi në mënyrë perfekte për të besuarit e Poter, që fituan një penallti.
Ekzekutimi i dobët i Kaji Havertz, por arbitri vendosi të përsëriste 11-metërshin për shkak se disa lojtarë ishin futur në zonë. Në tentativën e dytë, Havertz nuk fali dhe dërgoi topin pas shpinës së portierit të verdhezinjve, Mejer. Deri në fund nuk pati ndryshim rezultati, me Çelsin që vazhdon rrugëtimin e tij në kompeticionin madhor.