TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Gusht 2023, 15:42

Beshiktashi flet shqip, Rashica prezantohet si shqiponjë te turqit, tifozët e presin me ovacione (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Beshiktashi flet shqip, Rashica prezantohet si shqiponjë te turqit,

Milot Rashica është rikthyer në kampionatin turk por këtë herë jo me Gallatasarajin. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës do të jetë pjesë e Beshiktashit në Stamboll, skuadër kjo rivale me Gallatën.

Vetë klubi ka njoftuar për negociatat me Noruiçin dhe më pas me anë të një videoje ku paraqitet një shqiponjë, është bërë një prezantim i shkurtër për transferimin më të fundit në skuadrën bardhezi. Ndërkohë, Rashica ka mbërritur në Stamboll për t’u prezantuar si lojtari më i ri i Beshiktashit.

Në aeroportin e Stambollit kanë qenë të shumtë tifozët që e kanë pritur dhe menjëherë i kanë vënë një shall duke nisur këngët e klubit. Rashica zhvilloi një sezon mjaft të mirë me fanelën e Gallatasarajit në sezonin e fundit dhe pritej vetëm zyrtarizmi i tij me kampionët, por gjërat kanë ndryshuar vetëm në fund.

milot rashica sulmuesi shqiptar beshiktash

Lini një Përgjigje