TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Mars 2026, 19:23

E ardhmja e Jasir Asanit larg Iranit dhe kryeqytetasve, sulmuesi kuqezi "lë thatë" Partizanin?

Shkruar nga Pamfleti

E ardhmja e Jasir Asanit larg Iranit dhe kryeqytetasve, sulmuesi kuqezi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, po stërvitet aktualisht me Partizanin, ndërsa pret një zgjidhje për situatën e tij kontraktuale me klubin iranian Esteghlal.

Sipas rregullave të FIFA-s, futbollisti nuk mund të aktivizohet për momentin me Partizanin apo me ndonjë skuadër tjetër, pasi është ende nën kontratë me klubin nga Irani. Situata mbetet e paqartë për shkak të ndërprerjes së kampionatit iranian.

Megjithatë, ekziston mundësia që, nëse situata e luftës në Iran vazhdon dhe aktiviteti futbollistik mbetet i pezulluar, FIFA të japë një leje të veçantë për disa lojtarë të huaj që të largohen përkohësisht nga klubet e tyre. Në këtë rast përfshihen edhe Jasir Asani dhe Regi Lushkja.

Edhe nëse Asani do të marrë miratimin për t’u larguar nga Esteghlal, nuk është e sigurt që ai do të qendrojë te Partizani. Mediat në Korenë e Jugut raportojnë se ka pasur kontakte për një rikthim të mundshëm të tij në atë kampionat.

Futbollisti shqiptar e njeh mirë futbollin koreano-jugor, ku më parë është dalluar me skuadrën e Guangju. Ndër opsionet e përmendura më herët për të ardhmen e tij është përfolur edhe një lëvizje e mundshme drejt kampionatit japonez.

jasir asani sulmuesi i kombëtares partizani

Lini një Përgjigje