Sport 7 Mars 2023, 15:46

“Gol i rëndësishëm për mua”, Bajrami mesazh Silvinjos, pasi i dha 3 pike me shumë peshë ekipit të tij

Shkruar nga Pamfleti

“Gol i rëndësishëm për mua”, Bajrami mesazh

Nedim Bajrami i lëshon një sinjal të qartë trajnerit Silvinho. Fantazisti kuqezi realizoi një gol fantastik përballë Kremonezes, një gol trepikësh që konfirmon edhe një herë cilësitë dhe klasin e tij. Ylli kuqezi u hodh në fushë si zëvendësues, në minutën 68, ndërsa në minutën e 92, kur rezultati ishte 2-2, Bajrami me një ekzekutim perfekt dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar Sasuolos tre pikë më shumë peshë.

Në përfundim të sfidës, Bajrami u vlerësua me notën 7: “Futet në lojë me këmbën e duhur, grande gol me të djathtën që i dhuron tre pikët. Nëse kthehet në versionin e tij më të mirë mund të jetë përcaktues”, shkruajnë mediat italiane.

Në një intervistë për DAZN, Bajrami theksoi: “Ishte një gol i rëndësishëm në një ndeshje të madhe nga i gjithë ekipi, duhet të vazhdojmë kështu. Kam gabuar disa herë përpara portës në javët e fundit, sot topi u fut në rrjetë dhe jam shumë i lumtur. Personalisht ndihem shumë mirë këtu, djemtë më kanë pritur mirë.

Ku mund të arrijë Sasuolo? Ne nuk e shohim klasifikimin, të vazhdojmë kështu”, u shpreh Bajrami pas ndeshjes.

nedim bajrami fantazisti kuqezi sasuolo silvinjo