Sport 1 Tetor 2023, 21:18

Hero në Kroaci, sulmuesi shqiptar vendos derbin e zjarrtë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Hero në Kroaci, sulmuesi shqiptar vendos derbin e zjarrtë (Video)

Ish-sulmuesi shqiptar i Shpresave, Emir Sahiti, u shndërrua në një hero, duke vendosur derbin e zjarrtë të Kroacisë, mes Hajdukut të Splitit dhe Dinamos së Zagrebit, mes një atmosfere elektrizuese ku stadiumi ishte i mbushur plot e përplot.  

Sahiti e përfundoi shumë mirë aksionin individual në minutën e 59 të ndeshjes, duke i dhuruar 3 pikë të arta Hajdukut, në triumfin 1-0. Kjo sfidë ishte e vlefshme për javën e 10 të kampionatit.  
 
Hajduku kryeson me 21 pikë, ndërkohë që Dinamo e Zagrebit mbeti në kuotën e 16 pikëve. Për sa i përket Sahitit, ishte goli i tij i dytë në këtë edicion, teksa është shndërruar në një titullar absolut te skuadra e tij.

   

emir sahiti ish-sulmuesi shqiptar