TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shkurt 2026, 20:07

Humbja ndaj Egnatias do të sillte shkarkimin e Moreiros, Flamurtari hedh sytë nga ish-trajneri i kuqezinjve

Shkruar nga Pamfleti

Humbja ndaj Egnatias do të sillte shkarkimin e Moreiros, Flamurtari hedh

Ndeshja me Egnatian me shumë gjasa do të jetë stacioni i fundit për Francesko Morieron. Një humbje të premten do të sillte shkarkimin e trajnerit italian.

Burime konfidenciale pranë klubit konformojnë për “Panorama Sport”, se po bëhen gati për ndryshime në pankinë. Në fakt, klubi është brenda ultimatumeve të vendosura për kryeteknikun. Situata është rënduar edhe më shumë në Vlorë, pas fitores së Tiranës me Egnatian që e zhyti në fund Flamurtarin me 19 pikë. Sipër kuqezinjve tashmë janë bardheblutë, me pikë të barabarta me Bylisin. Lufta bëhet më e ashpër për mbijetesën ndërsa për trajnerin italian Françesko Morieron nis numërimi mbrapsht.

Humbja ndaj Egnatias do të sillte shkarkimin e Moreiros, Flamurtari hedh

Kandidati për stolin – “Panorama Sport”, zbulon ekskluzivisht se kandidat për stolin po projektohet Julian Ahmataj. Lajmi është mësuar nga burime të sigurta që janë afër presidentit Sinan Idrizi. Për gazetën ato thonë se Ahmetaj është kandidati potencial për zëvendësimin e Morieros, por nuk japin shumë detaje se në çfarë faze janë diskutimet. 46-vjeçari nga Elbasani ka drejtuar ekipe si Teuta, Bylis, Tirana, Kamza, Luftëtari dhe Skënderbeu. Në sezonin 2023-2026 ai ka qenë trajner i Kombëtares U-19. Më 13 janar është larguar nga drejtimi i Kombëtares së të rinjve, çka shton dyshimet për një arritje paraprake të marrëveshjes me vlonjatët. Për Ahmataj ambienti në Vlorë nuk është i panjohur. Në sezonin 2010-2011 ka qenë futbollist te Flamurtari.

Dashuri e vjetër – Por mes Flamurtarit dhe Julian Ahmatajt ka një pëlqim edhe të mëpasshëm. Më 5 korrik 2019, Ahmataj i shoqëruar nga menaxheri i tij, mbërriti në Vlorë, ku për më shumë se dy orë, kanë diskutuar në një takim me Sinan Idrizin për projektin që ka klubi vlonjat. Shtatë vjet më parë Idrizi i paraqiti ofertën trajnerit Ahmataj, ndërsa ky i fundit kërkoi pak kohë për ta studiuar dhe menduar projektin e Flamurtarit, por në fund nuk u finalizua. Në atë kohë në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, administratori Sinan Idrizi konfirmoi takimin me trajnerin Julian Ahmataj.

Sapo zhvillova një takim me trajnerin Julian Ahmataj. Është dëshira ime që Julian Ahmatajn ta kem në Vlorë. Por, është dëshira e tij pastaj çfarë do të bëjë. Kur martohesh nuk shkon direkt në dasmë, por njihesh, dashurohesh, ndërron nishanet e pastaj martohesh. Ju e doni direkt ta bëjmë trajner të Flamurtarit. Problem të madh kam menaxherin e trajnerit unë. Ka kushte të rënda ky që nuk plotësohen dot (qesh). Ne kemi nisur kështu bisedimet me trajnerin Ahmataj dhe shpresojmë që ta çojmë deri në fund, për të nisur bashkë bashkëpunimin”, deklaronte Idrizi.

Ndërsa trajneri Jualin Ahmetaj po në atë kohë për “Panorama Sport“ do të deklaronte. “Bëmë një bisedë sot (dje) në Vlorë. Jemi në bisedime dhe më është paraqitur një projekt. Falënderoj shumë presidentin e Flamurtarit, Sinan Idrizi. Të shohim tani, pasi jemi në kontakt, kështu e kemi lënë”, shprehej Ahmataj.

françesko moreiro flamurtari julian ahmataj

Lini një Përgjigje