Sport20 Korrik 2023, 16:24

Incident i papritur gjatë stërvitjes së Tiranës, moderatorja sportive goditet me top (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Incident i papritur gjatë stërvitjes së Tiranës, moderatorja

Tirana zhvilloi seancën e fundit stërvitore ditën e djeshme përpara sfidës kundër Dinamo Batumit në Gjeorgji, por gjatë kësaj seance një incident i papritur ndodhi për moderatoren e njohur sportive, Sabina Mete.

Gjatë një lidhje direkte me “RTSH”, ajo u godit nga një top në shpinë, por e mori me pozitivitet dhe me të qeshur këtë situatë.

Sapo më ka goditur dhe një top, ishim live. Nuk ka asgjë serioze, megjithatë mund ta kalojmë dhe me të qeshur dhe me çdo gjë sepse unë jam live dhe prapa meje sigurisht që është duke u zhvilluar dhe stërvitja e fundit”, u shpreh Sabina për këtë incident të vogël.

sabina mete moderatorja sportive