TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Korrik 2023, 20:55

“Do iu mundim me rezultatin 3-0”, tifozët e Dinamo Batumit presin Tiranën me rezultatin e ndeshjes në duar (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

“Do iu mundim me rezultatin 3-0”, tifozët e Dinamo Batumit

Tirana e mbylli në barazim 1-1 ndeshjen e parë në stadiumin "Air Albania" kundër gjeorgjianëve të Dinamo Batumit, falë golit të Regi Lushkjes në minutën e 93, duke lënë të hapur kualifikimin për takimin e kthimit që do të zhvillohet nesër në orën 19:00.

“Do iu mundim me rezultatin 3-0”, tifozët e Dinamo Batumit

Bashkë me ekipin në charterin e nisur nga Aeroporti "Nënë Tereza" ishin edhe një grup i vogël tifozësh bardheblu, të cilët u befasuan me të mbërritur në aeroportin e Batumit.

“Do iu mundim me rezultatin 3-0”, tifozët e Dinamo Batumit

Një grup i vogël prej 4-5 personash vendas, e pritën ekipin e Tiranës me pankarta në duar, ku shkruanin se Dinamo do ta mundte me shifrat 3-0. I gjithë delegacioni që udhëtoi nga Shqipëria dhe një pjesë e grupimit "Tirona Fanatics" u pritën me korrin dhe pankartat që mbanin në duar këta tifozë.

“Do iu mundim me rezultatin 3-0”, tifozët e Dinamo Batumit

Në një moment të caktuar edhe tifozët bardheblu filluan këngën e tyre në aeroport, si kundërpërgjigje, ndërkohë që gjatë gjithë kohës situata monitorohej nga disa policë, që herë pas here tentuan të largonin tifozët vendas, për të evituar ndonjë përshkallëzim të situatës.

“Do iu mundim me rezultatin 3-0”, tifozët e Dinamo Batumit

 

 

tirana tifozët e dinamo batumit liga e konferencës

Lini një Përgjigje