Sport 8 Mars 2023, 18:02

Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”, derbi lë Tiranën pa tifozë, zyrtari i Partizanit dënohet për provokime

Shkruar nga Pamfleti
Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”, derbi

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet sa i përket të gjitha ngjarjeve sportive të ndodhura në futbollin shqiptar në fundjavën që lamë pas.

Padyshim vëmendja më e madhe ishte te derbi. Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit u ndërpre disa herë. Loja u bë e pamundur të zhvillohej në kushte normale, pasi tifozët në  tribuna hidhnin fishekzjarre.

Sipas asaj që shkruhet, Tirana dënohet me 4 ndeshje pa spektatorë dhe me gjobë, pasi nuk ka përmbushur detyrimet.

Dënim edhe për klubin e kuq, ku Partizani duhet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve. Gjithashtu, Zyrtari i KF Partizani, Ervin Hajdari, për provokim të publikut dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Vendimet hyjnë në fuqi menjëherë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1-KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2-KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2, 65/3/c dhe 65/3/h të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

3-Lojtari i KF Erzeni, Rejnaldo Troplini, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4-Lojtari i KF Bylis, Xhoele Macolli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5-FK Partizani, për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës si dhe dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive që shkaktuan ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 50, 63, 64/2, 65/3/a 65/3/c, dhe 65/3/f të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

6-FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

7-Zyrtari i KF Partizani, Ervin Hajdari, për provokim të publikut, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8-KF Tirana, për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës si dhe dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive që shkaktuan ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 50, 64/2, 65/2, 65/3/a, 65/3/c, 65/3/f dhe 65/4/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

9-Lojtari i KF Partizani U-21, Dionis Cikani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10-Lojtari i FC Dinamo U-21, Fabjan Perdreca, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11-Lojtari i Iliria sh.a, Agim Guni, për sjellje josportive ndaj Zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12-KF Skënderbeu femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Femrave, kundër KF Teuta femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

13-FK Kukësi femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Femrave, kundër KF Tirana femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

14-Lojtari i FC Internacional Tirana U-19, Armando Hasa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15-Lojtari i KF Vllaznia U-19, Aldo Nika, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16-Lojtari i KF Vllaznia U-19, Markelian Guri, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

17-FC Internacional Tirana U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.

18-Zyrtari i KF Spartak Tirana U-17, Endrit Këmbaci, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

19-Në bazë të Nenit 11/1/g të KDS, ndalohet hyrja për një afat të pacaktuar në çdo stadium ku organizohen aktivitete të FSHF të personave të mëposhtëm: Renis Zeqir Aga, Amarildo Rexhep Greca, Amarildo Astrit Xhaxho.

20-Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Maliqi, Arlind Xaka, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

21-Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Shkumbini, Eledio Muzhaqi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

22-Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Shkumbini, Mikel Zogu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

tirana partizani derbi i kryeqytetit komisioni i disiplinës