TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2026, 14:22

“Kosova është e Shqipërisë!”/ Tifozët e ‘Novi Pazar’ shkaktojnë ndërprerjen e ndeshjes me Crvena Zvezda

Shkruar nga Pamfleti

“Kosova është e Shqipërisë!”/ Tifozët e

Ndeshja çerekfinale e Kupës së Serbisë mes Novi Pazar dhe Crvena Zvezda u shoqërua me tensione të forta në tribuna dhe incidente edhe jashtë stadiumit.
Skuadra e Zvezdës fitoi takimin, por vëmendja kryesore ishte në tribunat e stadiumit.
Takimi u ndërpre që në sekondën e 50-të, për rreth shtatë minuta, ndërsa gjatë ndeshjes pati edhe ndërprerje të tjera për shkak të tensioneve dhe përplasjeve mes tifozëve dhe forcave të policisë.

Tifozët e Crvena Zvezdës, brohoritën emrin e kriminelit të luftës Ratko Mladić. Në anën tjetër, tifozët e Novi Pazarit reaguan me thirrje “Naser Orić” dhe “Kosova është shqiptare”, ndërsa në stadium u dëgjuan edhe këngë me vargjet: “Mbetët pa Kosovën, ishte serbe, tani është shqiptare… Kosova nuk do të kthehet.”

Ngjarjet në stadium kanë shkaktuar reagime në Serbi, shkruan media ruse telegraf.rs.

Nga qeveria serbe i është propozuar Federatës së Futbollit të Serbisë që të shqyrtojë masa ndëshkuese.
Tifozët e Novi Pazar kanë rivalitete dhe tensione me shume grupe tifozësh serbë dhe shpeshherë gjatë ndeshjeve brohorasin apo këndojnë në mbështetje të Kosovës. Tek skuadra e Novi Pazar aktivizohet edhe futbollisti shqiptar Driton Camaj. 

kosova eshte shqiperi novi pazar incident

Lini një Përgjigje