TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shtator 2024, 23:05

Liga e Europës/ Ajaksi “luan poker” me Beshiktashin, Roma ndalet në ‘Olimpico’; Lioni ‘likuidon' Olimpiakosin

Shkruar nga Pamfleti
Liga e Europës/ Ajaksi “luan poker” me Beshiktashin, Roma

Liga e  Europës mbylli raundin e parë të fazës së ligës mbrëmjen e sotme me 7 ndeshje që prodhuan rezultate interesante.

Vëmendja kryesore ishte në Holandë e Itali aty ku Ajaksi e Roma prisnin në shtëpi Beshiktashin dhe Bilbaon. Holandezët ‘shpartalluan’ me rezultatin e thellë 4-0 turqit, ndërsa verdhekuqtë u ndalën në një barazim 1-1.

Lioni fitoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Olimpiakosit, ndërsa një triumf bindës arriti edhe Steaua e Bukureshtit përballë Riga duke e mposhtur 4-1.

Barazim dramatik në Gjermani mes Frankfurtit dhe Viktoria Plzen ku çekët shënuan 2 gola në minutat e fundit duke balancuar rezultatin në 3-3. Emocione edhe në Portugali, aty ku Braga përmbysi vetëm në minutat e fundit Makabi Tel Avivin duke shënuar 2 gola, një në minutën e 88 dhe tjetri me penallti në aksionin e fundit.

 

ajaks lion roma super liga e europës

Lini një Përgjigje