TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shtator 2025, 15:31

Liverpuli i pandalshëm në Premier Ligë, kampionët e Anglisë fitojnë derbin e parë të sezonit

Shkruar nga Pamfleti

Liverpuli i pandalshëm në Premier Ligë, kampionët e

Liverpuli ka fituar derbin e parë të këtij sezoni me Evertonin. Sfida u mbyll me rezultatin 2-1.

Golat për Liverpulin u shënuan të dy në pjesën e parë. Fillimisht ishte Grejvenberç dhe më pas Ekitike, që dhanë shenjat se çdo gjë do të ishte e lehtë.

Për miqtë mendoi Gueje. Ky i fundit rihapi sfidën, kur kronometrohej minuta e 58.

Sfida u tensionua dhe nuk munguan kartonët e verdhë. Në fund, rezultati i ndeshjes për javën e pestë të Premier Ligës nuk ndryshoi. Liverpuli ka fituar të gjitha pikët e mundshme deri tani, 15, teksa Everton qëndron në kuotën e 7 pikëve.

liverpul everton premier liga

Lini një Përgjigje