
Ylber Ramadani, në një prononcim për gazetarët nga aeroporti i Tianës, ku mbërriti pasditen e sotme pas eliminimit nga “EURO 2024”, është shprehur se mund të kishin bërë më shumë që të arrinin të kualifikoheshin në fazën e radhës.
“Jemi të frustruar sepse kemi dashur të kualifikohemi. Duhet të kishim bërë më shumë, me Kroacinë duhet të kishim marrë tre pikë dhe me Spanjën 1 pikë”, tha Ramadani.
Gjithashtu, ylli i Kombëtares zbuloi çfarë u tha trajneri Silvinjo, pas humbjes me Spanjën.
“Silvinjo na tha që ishte krenar me ne sepse kemi luajtur me kundërshtarë të nivelit shumë të lartë”, zbuloi Ramadani.
Lini një Përgjigje