FIFA ka përditësuar renditjen e kombëtareve në prag të Kupës së Botës 2026.
Në sajë të miqësoreve të fundit, Shqipëria zbret në vendin e 65-të, duke u parakaluar nga Bosnje Hercegovina. Humbja 0-1 kundër Izraelit në 'Air Albania' gjatë debutimit të trajnerit të ri të Kombëtares, Rolando Maran, ka bërë që kuqezinjtë tanë të 'rrëshqasin' me një pozicion në renditjen botërore. Tanët mund të marrin pikë në FIFA nëse fitojnë në miqësoren e të shtunës në 'Air Albania' kundër Luksemburgut.
Nga ana tjetër, edhe pse humbën 2-1 nga Çekia në Pragë, përfaqësuesja e Kosovës ia ka dalë të mbajë vendin e 78-të historik.
Ndërkohë, në majën e botës është rikthyer Argjentina, pasi i ka marrë vendin Francës, me 'Gjelat' që humbën 1-2 në miqësore nga Bregu i Fildishtë. Në vendin e dytë mbetet Spanja, teksa Franca zbret në vendin e tretë. Pas tyre Anglia, Portugalia, Brazili, Maroku, Holanda, Belgjika dhe Gjermania, që plotësojnë 'top 10-shen' e botës.
Lini një Përgjigje