TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Tetor 2025, 08:56

Plas keq te serbët, trajneri akuzohet për tradhti pasi i mundi Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti
Plas keq te serbët, trajneri akuzohet për tradhti pasi i mundi
Nemanja Radonjiç

Futbollisti i Crvena Zvezdës dhe lojtari i kombëtares serbe, Nemanja Radonjiç, akuzoi ashpër trajnerin Dragan Stojkoviç pas humbjes kundër Shqipërisë në Leskovc.

Në story-n e tij në Instagram, Radonjic postoi një foto të tij të veshur me një fanellën e kombëtares serbe, por edhe një flamur japonez, së bashku me hitin e njohur të Indira Radiç, “Heroji”.

“Ti nuk ishe kurrë hero, të fal për këtë, sepse tradhtarët e duan vetëm veten” është teksti i këngës që me sa duket Radonjiç ia ka dërguar trajnerit Stojkoviç, duke lënë të kuptohet se ai ka tradhtuar serbët në humbjen me Shqipërinë.

Plas keq te serbët, trajneri akuzohet për tradhti pasi i mundi

nemanja radonjiç

Lini një Përgjigje